1616 – Në qytetin Stratford -on -Avon, Angli, vdiq Uilliam Shekspir

1616 – Në qytetin Stratford -on -Avon, Angli, vdiq Uilliam Shekspir, dramaturg – kjo është e dokumentuar. Por dita e saktë e lindjes së tij nuk dihet. Në regjistrin e kishës në Stratford thuhet se Shekspriri u pagëzua më 26 prill 1564. Biografët mendojne se pagëzimi zakonisht kryhet 3 ditë pas lindjes – dhe arrijnë ne përfundimin se shkrimtari i madh ka shumë të ngjarë të ketë lindur gjithashtu më 23 prill (1564). Ati i Uilliamit, John Shekspir, ishte tregtar i suksesshëm, por më pas u ndesh me vështirësi financiare dhe u varfërua. Pak dihet për rininë e Shekspirit – disa thonë se ai iku nga Stantford-mbi-Avon pas disa problemeve me ligjin. Por është fakt çka thotë Ben Xhonson se “Shekspiri dinte pak latinisht, më pak greqisht, por njihte mirë komeditë romake, historinë e lashtë dhe mitologjinë klasike”. Në vitin 1592, Shekspiri shfaqet në Londër si dramaturg i suksesshëm. Ai u kthye në Stratford më 1613, ku jetoi rehatshëm, megjithëse kurrë nuk u shqua për pasuri
.
Soneti 121, nga Uilliam Shekpsir
(shqipërim)

Është më mirë të jesh i keq sesa të tjerë të mendojnë se je,
sidomos kur nuk je me të vërtetë dhe kështu nuk do të lënë
të provosh gëzimin për të bërë atë që thonë
se është e turpshme, kur ti mendon se nuk është.

Pse duhet që njerëzit me vese të mendojnë
se njohin prirjet e mia?
Pse ata që janë më të dobët rrëmojnë në dobësitë e mia
duke vendosur se çfarë është e mirë apo e keqe për mua?
Jo, unë jam ai që jam dhe ata që mendojnë se jam i keq
zbulojnë zhbërjen e tyre.

Ndoshta unë jam i drejtë dhe ata janë të shtrembër, s’mund
t’i matësh veprimet e mia me mendimet e tyre të padashura,
vetëm nëse je gati të besosh se të gjithë njerëzit janë të këqij dhe lulëzojnë në të keqen e tyre.