1841 – Zhanër i ri letrar – Publikohet tregimi “Vrasjet në Rrugën e Morgut” nga Edgar Allen Poe

1841 – Zhanër i ri letrar – Publikohet tregimi “Vrasjet në Rrugën e Morgut” nga Edgar Allen Poe, që konsiderohet si fillimi i vërtetë i zhanrit policor në letërsinë anglisht-folëse. Poe thoshte se kishte shkruar thjesht një “tregim logjik”, ku shqetësimi kryesor është zbulimi i së vërtetës, duke kaluar nëpër një proces të ndërlikuar e misterioz, ndëthurur me intuitë, vëzhgim të kujdesshëm, arsyetim të thellë për të mbërritur në përfundim të saktë.