1303 – Universiteti La Sapienza i Romës krijohet nga Papa Boniface VIII

1303 – Universiteti La Sapienza i Romës krijohet nga Papa Boniface VIII, duke e bërë atë universitetin e parë papnor. Gjatë shkatërrimit të Romës më 1527 (kur perandori i shenjtë romak Charles V, shënoi fitore ushtarake ndaj papatit) universiteti u mbyll dhe profesorët u shpërndanë, disa u vranë. Papa Pali III restauroi universitetin menjëherë pas ardhjes në krye më 1534. Në Vitet 1650, universiteti u bë i njohur si La Sapienza (Dituria), emër që vazhdon ta mbajë. Në vitin 1703, Papa Klementi XI (Giovani Francesko Albani – Shqiptari) bleu disa troje me fondet e veta në kodrën Janiculum, ku ndodhet La Sapienza, dhe krijoi një kopsht botanik, i cili shumë shpejt u bë mjaft i njohur në mbarë Evropën. Gjatë rilindjes italiane më 1870, La Sapienza pushoi së qeni universitet papnor dhe u bë universiteti i Romës. Sot, La Sapienza, me 140,000 studentë dhe personel prej 8.000 akademikësh, profesorësh dhe administratorësh, është universiteti më i madh në Itali. Në vitin 1990, Papa Gjon Pali II u përball me protesta në vizitën e tij të vetme në La Sapienza; dhe më 2009, diktatori libian Mohamar Gadafi u ftua të fliste me studentët në La Sapienza, ku iu dha edhe një çmim nderi.