1590 – Ahmet i parë – sulltani i 14-të i perandorisë osmane – jep urdhër për ndërtimin e një xhamije në Stamboll

1590 – Ahmet i parë – sulltani i 14-të i perandorisë osmane – jep urdhër për ndërtimin e një xhamije në Stamboll. Xhamia Ahmet është një xhami historike dhe njihet gjerësisht si Xhamia Blu për pllakat blu që zbukurojnë muret e brendshme të saj. Sulltani ishte shtyrë jo vetëm nga dëshira për të lënë pas një xhami perandorake me emrin e tij, por edhe për të ndërtuar një monument që do të rivalizonte Hagia Sofian e ndërtuar nga të krishterët. Aq e madhe ishte ambicia e sulltanit sa nuk lejonte asnjë gabim; madje i preu kokën arkitektit të parë, dhe zgjodhi më pas një tjetër, Mehmet agën, i cili kishte qenë nxënës i arkitekt Sinanit, i njohur si gjeniu shqiptar i arkitekturës. Xhamia e Ahmetit përfundoi pas 6 vjetësh, dhe sot e kësaj dite mbetet një nga shembujt më të mirë të arkitekturës klasike osmane. Mes zbukurimeve të brendshme të Xhamisë Blu përfshihen edhe vargje nga Kurani, të shkruara nga Seid Gubari, i njohur si kaligrafisti më i mirë i asaj periudhe.