1506 – Vendoset gur-themeli i bazilikës së tanishme të Shën Pjetrit në Romë

1506 – Vendoset gur-themeli i bazilikës së tanishme të Shën Pjetrit në Romë. Bazilika e parë e Shën Pjetrit ishte ndërtuar nga perandori Konstandin në shekullin e katërt, por deri në fund të shekullit të 15-të ajo thuajse ishte rrënuar. Të pranishëm në vendosjen e gurit të parë ishin disa nga figurat kryesore të Rilindjes italiane; si Cesare Borgia, Niccolo Machiavelli, dhe tre papë të ardhshëm. Gropa e hapur ishte shumë e thellë dhe papa Julius, 63 vjeç, iu desh të zbriste poshtë me shumë kujdes për të lënë atje një kuti prej mermeri ku ishin mbyllur hermetikisht 12 medaljonë, simbole për 12 apostujt. Në njërën anë të medaljonit ishte imazhi i papës dhe në anën tjetër pamja e Bazilikës së re. Ndërtimi zgjati 120 vjet dhe Bazilika u përurura më 18 nëntor 1626. Një mënyrë financimi për ndërtimin e Bazilikës së re ishte edhe nëpërmjet shitjes së indulgjencave – të cilat më vonë do të çonin në kritika të ashpra e sulme nga ana e Martin Lutherit dhe në lindjen e reformimit dhe protestantizmit.