1397 – Geoffrey Chaucer ( 1343 – 1400) boton Rrëfimet e Kanterburit.

1397 – Geoffrey Chaucer ( 1343 – 1400) boton Rrëfimet e Kanterburit. Chauser njihet si themeluesi i letërsisë angleze, poeti më i madh anglez i Mesjetës dhe poeti i parë i varrosur në Këndin e poetëve në manastirin Westminster në Londër. Megjithatë, për 400 vjet, emri i tij mbeti thuajse i harruar; studimi i trashëgimisë letrare të Chaucerit filloi vetëm aty nga fundi i shekullit 19-të.”Nëse Perëndia harrohet, kush tjetër mund t’i shpëtojë harresës”, thuhet në një nga vargjet e Rrëfimeve të Kanterburit.