1972 – Apollo 16 u nis për në Hënë.

1972 – Apollo 16 u nis për në Hënë. Në bord ndodheshin astronautët Xhon Jang, Thomas Mattingly dhe Çarls Djuk. Jang dhe Djuk zbritën në jugperëndim të zonës ku ishte ulur Apollo 11. Astronautët mblodhën rreth 100 kg gurë hënorë, si dhe vendosën në sipërfaqe disa aparate shkencorë. Misioni zgjati 11 ditë.