1945 – Vdiq Franklin Roosevelt (63 vjeç)

1945 – Vdiq Franklin Roosevelt (63 vjeç) – Nënpresidenti Harry Truman betohet si president. Rusvelti (me këmbë të paralizuara nga poliomeliti) u zgjodh president në nëntor të vitit 1932 – në 100 ditët e para të presidencës së tij, në Amerikë kishte 13 milionë të papunë dhe pothuajse çdo bankë ishte mbyllur. Më 1935, vendi kishte hyrë në rrugën e rimëkëmbjes. Në vitin 1936, Rusvelti u rizgjodh me një shumicë të madhe votash; po kështu edhe në vitin 1940, 1944. Ai është presidenti i vetëm amerikan, i zgjedhur për katër mandate. Pas tij, Kongresi miratoi ligjin; një president mund të zgjidhje për jo më shumë se dy mandate. Ndërsa luftës së dytë botërore po i afrohej fundi, shëndeti i Rooseveltit u përkeqësua. Në shkurt ndërsa presidenti ndodhej në Konferencës e Jaltës, Lord Moran, mjeku u kryeministrit britanik Winston Churchill, duke komentuar mbi shëndetin e tij tha se presidenti ishte duke vdekur. Dy muaj më pas, më 12 prill 1945, presidenti i 32-të i SHBA-së, vdiq nga një hemorragji cerebrale, në Warm Springs, Xhorxhia,