1498 – Turma vërshon në manastirin e Savonarolas në San Marco

1498 – Turma vërshon në manastirin e Savonarolas në San Marco, Firence, Itali, për të ndjekur debatin midis Savonarolës, rilindas dhe predikues i krishterë tepër aktiv dhe priftërinjve. Por Savonarola, gjaknxehtë, e humbi debatin kur pranoi të kryente një mrekulli duke ecur mbi qymyr të ndezur; papritur shiu filloi, sheshi u përmbyt dhe zjarri u shua. Kisha e akuzoi Savonarolën për magji, e dënoi me varrje dhe pas vdekjes, me djegie. Savonarola njihet për krijimin e virtyt teologjik të Caritas, ose Dashurisë; ai argumentonte se kur duan të afërmin a të tjerët, të krishterët kthejnë dashurinë që ata kanë marrë nga Krijuesi dhe Shpëtimtari i tyre.