1911 – Gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe kunder pushtimit osman

1911 – Gjatë Kryengritjes së Malësisë së Madhe kunder pushtimit osman, luftëtarët e Hotit marrin majën e Bratilës afer Deçiqit dhe vendosin Flamurin Shqiptar kuq e zi. Ngritja e Flamurit ishte edhe treguesi më i qartë se qëllimi i Kryengritjes së Malësisë të vitit 1911 ishte luftë për liri, komb dhe shtet shqiptar. Për këtë ishin përbetuar prijësit e 7 bajraqeve të Malësisë, Hot, Grudë, Kastrat, Kelmend, Shkrel, Triesh, Kojë por edhe fiset tjera jashtë Malësisë së Madhe.(malesia.org)