33 – Ndodhi kryqëzimi i Jezu Krishtit, sipas astronomëve Hamfris & Waddington

33 – Ndodhi kryqëzimi i Jezu Krishtit, sipas astronomëve Hamfris & Waddington. Por a mund të datohet kryqëzimi i Krishtit duke përdorur astronomi? Shumë njerëz kanë provuar. Në revistën Naturë (numri i 22 dhjetorit 1993), Colin Humphreys dhe W. Waddington shqyrtuan të gjitha përpjekjet e mëparshme dhe arritën në përfundimin se kryqëzimi i Krishtit ka shumë të ngjarë të ketë ndodhur ditën e premte, më 3 prill të vitit 33. Këtë parashikim ata e mbështesin mbi disa informacione në Dhiatën e re; p.sh., kryqëzimi ndodhi gjatë 10 viteve kur Ponc Pilati ishte administrator i Judesë, mes viteve 26-36, sipas shënimeve historike të pavarura, veçanërisht në shkrimet e historianit romak Taciti. Mbi këtë pjesë të informacionit nuk ka asnjë mosmarrëveshje se Ponc Pilati është figurë e njohur historike dhe përmendet me emër. Por një qasje e ngjashme për datën e lindjes së Krishtit është shumë më e komplikuar për shkak se Ylli i Betlehemit është identifikuar si një shumëllojshmëri ngjarjesh astronomike dhe astrologjike.