1941 – Kryeministri britanik Winston Churchill paralajmëron Stalinin

1941 – Kryeministri britanik Winston Churchill paralajmëron Stalinin mbi pushtimin gjerman të Rusië. Por disa historianë tani thonë se Stalini ishte në dijeni të planeve të Hitlerit. Mosveprimi i Stalinit, pavarësisht dijenisë rreth “Operacionit Barbarosa ” për pushtimin e Rusisë, vazhdon të jetë një nga misteret më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore. Stalini kishte të dhëna të sakta lidhur me operacionin nazist, por nuk reagoi. Gjermania do të fillonte zbatimin e operacionit Barbarossa kundër BRSS-së në mes të qershorit 1941. Më 5 maj 1941, agjenti sovjetik në Japoni, Riçard Sorge i dërgoi Moskës mikrofilmin e një telegrami nga ministri i Jashtëm nazist Ribentrop ku konfirmohej përgatitja e sulmit; 10 ditë më vonë, Sorge njoftoi datën e saktë të sulmit, më 22 qershor. Dhe si shpërblim? Stalini u shfryu ndaj Sorges, duke e share me fjalë të ulta. Dhe jo vetëm kaq. Pas arrestimit të Sorges nga japonezët, Tokio propozoi shkëmbim robërish (përfshi Sorgen), por Stalini nuk pranoi dhe e la agjentin e talentuar të vdiste në burg. (The Enigma of Barbarossa, David Murphy, 2005)