1919 – Me kërkesën e qeverisë shqiptare, Kryqi i Kuq amerikan mbërrin në Shqipëri

1919 – Me kërkesën e qeverisë shqiptare, Kryqi i Kuq amerikan mbërrin në Shqipëri për të shpërndarë ndihma humanitare; vendi ishte rrënuar nga Lufta e parë. Kryqi i Kuq i vendosi zyrat kryesore në Tiranë dhe ngriti qendra të tjera në Durrës, Shkodër dhe Elbasan, të cilat u pajisën me mjekë, infermiere, dentistë dhe personel tjetër ndihmës. Shumica e furnizimeve me ushqime, barna dhe veshje u sollën me anije në Durrës, ndërsa spitale e klinika u ngritën në çdo qendër. Në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, Kryqi i Kuq Amerikan hapi edhe shkolla fillore të pajisura me libra, fletore dhe mjete të tjera mësimi, si dhe morri në punë, me pagesë, arsimtarë shqiptarë.