1834 – Gjeneralët që kishin udhëhequr Luftën Greke të Pavarësisë dalin në gjyq për tradhëti

1834 – Gjeneralët që kishin udhëhequr Luftën Greke të Pavarësisë dalin në gjyq për tradhëti. Një prej tyre ishte Theodor Kolokotroni; ai akuzohej për nxitjen e rebelimit ndaj mbretit Otto të Greqisë. Otto ishte bavarez, ndërsa Kolokotroni mbështeste një aleancë me Rusinë. Më 7 qershor 1834, ky gjeneral i shquar i luftës greke për pavarësi u dënua me vdekje, por u fal pas 9 muajsh, në vitin 1835. Theodoros Kolokotroni vdiq në vitin 1843 në Athinë, një ditë pas dasmës së djalit të tij, Kollino. Kolokotroni, arvanitas, është një figurë legjendare, hero kombëtar; i njohur si “Plaku i Moresë”; sot më 3 prill (1770) është edhe përvjetori i ditëlindjes së tij.