1998 – Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave (FDA)

1998 – Administrata amerikane e ushqimit dhe barnave (FDA) miraton Viagran për t’u përdorur si trajtim për impotencën mashkullore. Për këtë arritje bashkë-zhvilluesi i kësaj pilule, doktor Ferid Murad, u nderua me Çmimin Nobel në mjekesi.
Nga autobiofrafia e tij:
“Babai im, Xhabir Murat Ejupi, ka lindur në Shqipëri në vitin 1892 dhe ishte më i madhi i katër fëmijëve. Nëna e tij vdiq kur ai ishte 13 vjeç… Ai u takua me një grup të rinjsh të tjerë në Austri dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara. Zyrtari i emigracionit në Ellis Island, gusht 1913, i kërkoi emrin, pastaj i tha se ai do të quhet John Murad dhe vulosi letrat e tij …. Nëna ime, Henrietta Josephine Bowman lindi në vitin 1918 në Alton, Illinois … ajo iku nga shtëpia më 1935 (17 vjeç) për t’u martuar me babain tim që ishte 39….Unë kam lindur 14 shtator 1936 në Whiting, Indiana….Në klasën e tetë mësuesi na dha për detyrë të shkruanim një ese se çfarë karriere do të zgjidhnim. Zgjedhjet e mia ishin 1) mjek, 2) mësues dhe 3) farmacist (Ferid Murad i ushtroi të tria këto profesione)… Në shkollën mjekësore çdo vit isha i pari i klasës…Stazhin e bëra në Spitalin e Përgjithshëm në Massachusetts (General Hospital), nga 1965-1967. Kjo ishte një përvojë e mrekullueshme ku punova dhe u njoha me shkencëtarë, mjekë, profesorë nga më të shquarit në botë. Në prill të vitit 1997, mora drejtimin e një departamenti të kombinuar Biologji, Farmakologji dhe Fiziologji, në Texas – Houston. Më 1998 u nderova me Çmimin Nobel për Mjekësi për zhvillimin e Viagrës”. (Les Prix Nobel / Nobel Lectures)