196 pes – Ptolemeu V ngjitet në fronin e Egjiptit.

196 pes – Ptolemeu V ngjitet në fronin e Egjiptit. Ai ishte sunduesi i pestë i dinastisë së Ptolemeut (ish-gjeneral i Aleksandrit të madh). Ptolemeu V u bë sundimtar në moshën pesë vjeçare, dhe nën një seri regjentësh që dobësuan së tepërmi mbretërinë e tij. Gjithësesi, Ptolemeu i pestë mbahet mend për diçka të rëndësishme; për Gurin Rosetta (krijuar më 27 mars, 196 pes) një nga shkrimet kyçe për të kuptuar hieroglifet në botën moderne.