44 pes – Jul Cezari, “diktator për jetë” i Republikës Romake, vritet

44 pes – Jul Cezari, “diktator për jetë” i Republikës Romake, vritet nga senatorët gjatë një takimi në sallën e Teatrit Pompei, Romë. Në komplot morrën pjesë rreth 60 fisnikë, përfshi edhe personin për të cilin Cezari ishte kujdesur aq shumë, Marcus Brutus. Cezari kishte në plan të largohej nga Roma për një betejë më 18 mars dhe kishte emëruar anëtarë besnikë të ushtrisë për të qeverisur republikën në mungesë të tij. Kjo i zemëroi senatorët, dhe shpejt, bënë plan për ta vrarë. Kur hyri në sallë, Cezari u rrethuar nga senatorët që mbanin thika a shpata. Goditja e parë i erdhi në qafë, pastaj senatorët e tjerë të gjithë u bashkuan duke e goditur në mënyrë të përsëritur në kokë. Markus Brutus e goditi në ijë dhe Cezarit e pa në sy duke i thënë: “Edhe ti, biri im!?” Nisur nga kjo shprehje, historianët spekullojnë se Brutus mund të ketë qenë bir jashtmartese i Jul Cezarit.