1931 – “Star Spangled Banner” zyrtarisht bëhet himni kombëtar i SHBA

1931 – “Star Spangled Banner” zyrtarisht bëhet himni kombëtar i SHBA-së; Vargjet vijnë nga “Defense of Fort McHenry”, poezi e shkruar në 1814 nga Francis Scott Key, avokat 35-vjeçar, pasi ai pa bombardimin e fortesës McHenry nga anijet britanike në ujrat pranë brigjeve të Baltimores, Maryland:
“Oh, thoni mund të shihni nga drita e hershme e agimit
Çfarë ne me aq krenari përshëndetëm në ndriçimin e fundit të muzgut?
Vijat e gjera dhe yjet e ndritshme përmes luftës së rrezikshme,
Mbi kulla ne i pamë, me aq hijeshi valviteshin?…”