1998 –Lufta e Kosovës: Policia serbe fillon ofensivën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

1998 –Lufta e Kosovës: Policia serbe fillon ofensivën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Lufta e Kosovës ishte konflikt i armatosur në Kosovë, që zgjati nga 28 shkurt 1998 deri më 11 qershor 1999. Ajo u luftua nga forcat e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe grupi kryengritës i armatosur i shqiptarëve të Kosovës, i njohur si UÇK, me mbështetje ajrore nga NATO. Lufta përfundoi me Traktatin e Kumanovës, ku forcat jugosllave ranë dakort të tërhiqen nga Kosova për t’i hapur rrugën një pranie ndërkombëtare.