1870 – Peshkopata bullgare themelohet me dekret të Sulltan Abd-ul-Aziz të Perandorisë Osmane

1870 – Peshkopata bullgare themelohet me dekret të Sulltan Abd-ul-Aziz të Perandorisë Osmane. Ky ishte rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të bullgarëve ortodoksë kundër dominimit të Patriarkanës greke të Kostandinopojës në vitet 1850 dhe 1860. Në 1872, Patriarkana e akuzoi Peshkopatën bullagare se po fuste karakteristika etno-kombëtare në organizimin fetar të Kishës Ortodokse, dhe shkëputja nga Patriarkana u dënua si përçarëse. Megjithatë, udhëheqësit fetarë bullgarë vazhduan për të zgjeruar kufijtë e Peshkopatës brenda Perandorinsë Osmane, duke kryer plebishite në zonat e kontestuara nga të dy Kishat. Në këtë mënyrë, në luftë për njohjen e një Kishe autoqefale, kombi modern bullgar u krijua – në perandorinë osmane – me emrin “Bulgar Millet”.