1533 – Lindi Michel Eyquem de Montaner – Montaigne

1533 – Lindi Michel Eyquem de Montaner – Montaigne – (vd. 1592) shkrimtar më me ndikim i Rilindjes franceze. Ai njihet për popullarizimin e eseve si zhanër letrar, dhe cilësohet si ati i skepticizmit modern. Montaigne u bë i njohur për aftësinë për të ndërthurur mendimin serioz intelektual me anekdota të zakonëshme nga jeta e tij personale – libri i tij voluminoz “Essais” (persiatje ose gjykime) përmban, edhe sot, disa nga esetë më me ndikim të shkruara ndonjëherë. Montaigne influencoi drejtpërdrejt shkrimtarë e filozofë në të gjithë botën, përfshi Deskartes, Paskal, Shakespeare, Ruso, Emerson, Nietzsche, Zweig, etj. Në kohën e tij, Montaigne admirohej më shumë si burrë shteti sesa si autor. Në esenë “Me mjete të ndryshme ne arrijmë të njëjtin përfundim”, Montaigne flet edhe mbi heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe tregon se; “në një rast Skënderbeu i zemëruar po ndiqte një ushtar të tij për ta vrarë, ngaqë ky kishte guxuar ta fyente. Pas shumë thirrjeve dhe lutjeve për ta falur, kur pa se asnjëra prej tyre nuk e zbuti zemërimin, ushtari vendosi të nxirrte shpatën dhe t’i dilte përballë prijësit të tij. Guximi i ushtarit bëri që Skënderbeu të ndalej dhe zemërimi t’i zbutej përballë burrërisë. Ai ia fali jetën ushtarit, madje kurrë nuk ia kujtoi fyerjen që i kishte bërë…”