1964 – Qeveria e Italisë kërkon ndihmë për të parandaluar rrënien e Kullës së Pizës

1964 – Qeveria e Italisë kërkon ndihmë për të parandaluar rrënien e Kullës së Pizës e cila po bëhej gjithnjë e më e pjerrët. Një grup pune shumëkombësh i përbërë nga inxhinjerë, matematicienë, dhe historianë u mblodhën në ishujt Azore për të diskutuar metodat e stabilizimit të kullës. Nga përllogaritjet ata thanë se animi i Kullës së Pizës ishte rezultat i fundosjes së themeleve në njërën anë dhe propozuan shumë metoda për të stabilizuar kullën, duke përfshirë shtimin e një kundrëpeshë metali plumbi prej 800 tonësh. Kulla e Pizës sot është stabilizuar për të paktën edhe për 200 vjet të tjera. Eshtë thënë se Galileo Galilei hodhi nga kulla dy gjyle topi me madhësi të ndryshme për të treguar se shpejtësia e rënies ishte e pavarur nga përmasa. Megjithatë, ngjarja nuk është vërtetuar se ka ndodhur, pasi burimi i lajmit ishte vetëm sekretari i Galileos. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aleatët zbuluan se gjermanët ishin duke e përdorur kullën si pikë vrojtimi. Një oficeri i ushtrisë amerikane u dërgua për të konfirmuar praninë e trupave gjermane në kullë dheu impresionua aq shumë nga bukuria e katedrales sa që anuloi urdhërin për sulm me artileri, duke shmangur shkatërrimin e mundshëm të kullës. Në vitin 1987 kulla u shpall nga UNESKO si pjesë e Trashëgimisë së kulturës botërore.