1949 – Chaim Weizmann bëhet presidenti i parë i Izraelit

1949 – Chaim Weizmann bëhet presidenti i parë i Izraelit. dhe qëndroi në këtë post deri sa vdiq më 1952. Ai arriti ta bindë qeverinë e Shteteve të Bashkuara që të njihte shtetin e sapo formuar izraelit. Weizmann, lindur në Bjellorusi më 1874, në moshë të re shkoi në Gjermani ku studioi për biokimi. Weizmann njihet edhe për zhvillimin e procesit të prodhimit të acetonit nëpërmjet fermentimit bakterial. Ai themeloi Institutin e Shkencave Weizmann në Rehovot, Izrael.