1933 – Ndërtesa e parlamentit gjerman, Reichstag, shkatërrohet nga zjarri

1933 – Ndërtesa e parlamentit gjerman, Reichstag, shkatërrohet nga zjarri. Hitleri menjëherë akuzoi komunistët dhe masa të ashpra u morrën kundër partisë Komuniste, ndërsa deputetët e saj nuk u lejuan në parlament. Kjo bëri të mundur që më 23 mars të miratohej akti që i dha qeverisë, dmth, Hitlerit, kompetenca diktatoriale. Në gjyqin e bujshëm mbi djegien e Reichstagut, një holandez i quajtur Marinus van der Lubbe u akuzua për zjarr-vënie si pjesë e një komploti komunist. Disa udhëheqës komunistë, duke përfshirë Georgi Dimitrovin, u akuzuan për bashkëpunim. Van der Lubbe u dënua me vdekje, të tjerët u shpallën të pafajshëm. Për shumë vite ishte supozuar se zjarri në Reichstag ishte vënë nga vetë nazistët si manovër propagandistike për të siguruar humbjen e komunistëve dhe partive të tjera të majta në zgjedhje. Megjithatë, të dhënat më vonë treguan se Van der Lubbe ishte zjarr-vënësi, dhe se Hitleri thjesht e përdoruri atë si pretekst për të nisur një fushatë kundër komunistëve.