1854 – Kompozitori Robert Schumann shpëtohet nga një përpjekje për t’u mbytur në lumin Rin. Schumann (1810 – 1856) konsiderohet gjerësisht si një nga kompozitorët më të mëdhenj të epokës romantike. Biografët thonë se Schumann nuk ishte vetëm gjeni në muzikë por edhe si kritik dhe mendimtar, me një stil të shkruari aq të mprehtë sa edhe në muzikë; ai ndihmonte kompozitorët e rinj duke nxitur talentin e tyre, veçanërisht Brahms, dhe ndihmoi reputacionin e të tjerëve si Shopen e Mozart. Schumann vuajti nga një çrregullim depresiv gjatë gjithë jetës. Pas tentativës për vetëvrasje më 1854, ai u shtrua në një spital psikiatrik pranë Bonit, ku u diagnostikua me “melankoli psikotik”. Schumann vdiq dy vjet më vonë, thuhet se refuzoi të hante – vuante nga mania se njerëzit përpiqeshin ta helmonin.
more recommended stories
loading...
Kenedi, presidenti i mençur
Më 3 tetor 1949, vdiq i madhi Mithat Frashëri, shkrimtari, gazetari, politikani, diplomati dhe babai i Nacionalizmit Shqiptar
Më 30 Shtator të vitit 1876, u lind atdhetari i njohur shqiptar, Spiridon Ilo
Më 27 shtator 1944 ndërroi jetë Petro Poga, veprimtari dhe atdhetari shqiptar