1409 – Vdiq Dimitër Jonima, nga familja Jonima që zotëronte territore të gjera midis lumenjve Drin dhe Mat

1409 – Vdiq Dimitër Jonima, nga familja Jonima që zotëronte territore të gjera midis lumenjve Drin dhe Mat. Së bashku me fisnikët e tjerë shqiptarë ai përmendet si pjesëmarrës në Betejën e Fushë Kosovës më 1389. Pas 4 vjetësh, Jonima pësoi një tjetër humbje kur forcat osmane morrën Shkodrën. Në vitin 1402, bashkë me fisnikë të tjerë shqiptarë vasalë osmanë, si Gjon Kastrioti (i ati Skënderbeut), Koja Zaharia e Tanush Dukagjini, Dimitër Jonima luftoi përkrah forcave të sulltan Bajazitit në betejën e Ankarasë ose Angoras kundër forcave Turko-Mongole të Timurit. Sulltan Bajaziti humbi. Timuri vdes pas dy vjetësh, dhe perandoria osmane e rimerr veten. Princ Jonima behet vasal i Venedikut. Pas vdekjes, zotërimet e Jonimas u bënë pjesë e Principatës së Kastriotit. Anëtarë të tjerë të familjes Jonima janë përmendur më vonë në rajonin e Shkodrës, por ata kurrë nuk arritën famën e Dimitrit. Edhe shumë kohë pas vdekjes së tij, në vitin 1431, pas disfatës së Gjon Kastriotit nga forcat osmane, tokat e marra prej Gjon Kastriotit dhe që dikur i përkisnin familjes Jonima, u regjistruan nga osmanët si “vilajeti i Dhimitër Jonimas”. Emri i fshatit Gjonëm afër Laçit thuhet se e ka prejardhjen nga famija Jonima (Gonoma, Guonimi, Ghionoma, Gjonëmi).