1804 – Zbulohet komploti kundër Napoleon Bonopartit për restaurimin e monarkisë.

1804 – Zbulohet komploti kundër Napoleon Bonopartit për restaurimin e monarkisë. Plani ishte që Napoleoni të rrëmbehej dhe të vritej, duke ftuar Louis Antoine Henrin, Dukën Enghien, për të udhëhequr një grusht shteti që do të paraprinte restaurimit të monarkisë Bourbone me Luigjin XVIII në fron. Qeveria britanike kishte kontribuar në këtë komplot me 1 milionë sterlina dhe me sigurimin e transportit detar. Duka Enghien u gjet fajtor dhe u dënua me vdekje. Ngjarja shkaktoi reagime brenda e jashtë Francës. Shumë nga ata që kishin favorizuar apo ishin neutralë u kthyen kundër Napoleonit dhe ky iu përgjigj se do të vepronte vepronte njësoj, nëse një komplot i ngjashëm në të njëjtat rrethama do të përsërite.