1872 – Përurohet Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork.

1872 – Përurohet Muzeu Metropolitan i Artit në Nju Jork. Që nga fillimi i shekullit XX, në këtë museum të famshëm gjendet i ekspozuar edhe i ashtuquajturi Thesari i Vrapit, relike të ndryshme (enë, varëse, zbukurime të gdhendura në fildisht, ar e argjend), nga mesjeta e herëshme të zbuluara në fshatin Vrap afër Tiranës. Disa studiues kanë sugjeruar se objektet ishin pjesë e një thesari që i përkiste një udhëheqësi Avar; të tjerë spekullojnë se ato janë punime nga artizanë vendas – mbetje vatrash për shkrirje e punime metali janë zbuluar në atë zonë. “Thesari i Vrapit” ka qenë pjesë e koleksionit të bankierit të njohur amerikan John Pierpont “J. P.” Morgan (1837-1913). Thuhet se ai e kishte blerë atë nga një diplomat austro-hungarez që kishte shërbyer në rajon.