1839 – Kongresi amerikan shpall të paligjshëm duelin në kryeqytetin Uashington

1839 – Kongresi amerikan shpall të paligjshëm duelin në kryeqytetin Uashington. Shumë njerëz po vrIteshin për hiç-gjë. Duelet kishin filluar të kritikoheshin prej kohësh në Amerikë. Gjatë luftës Revolucionare, gjenerali George Washingtoni i inkurajonte oficerët që t’i refuzonin sfidat për duel. Ai besonte se vdekja e tyre nga duele kërcënonte suksesin e përpjekjeve të luftës për pavarësi. Edhe Benjamin Franklin e dënonte këtë praktikë, duke e quajtur të dhunëshme, të kotë, për mburravecë. Dueli më fatal amerikan ndodhi më 11 korrik 1804, kur ish- sekretari i Thesarit, Alexander Hamilton u plagosur për vdekje nga nënpresidenti Aaron Burr. Një tjetër politikan amerikan, Andrew Jackson, që do të bëhej president, zhvilloi të paktën dy duele. Më 22 shtator 1842, presidenti i ardhshëm, Abraham Lincoln, në atë kohë ligjvënës në shtetin Illinois, doli në duel me auditin e shtetit, James Shields, por në momentin e fundit ata ndryshuan mendje. Në vitin1864, shkrimtari Mark Twain, mezi shmangu një duel me redaktorin e një gazete rivale. Në Evropë, më 30 maj 1832, francezi Evarist Galua, 20 vjeçar, u plagos për vdekje në duel, një ditë pasi kishte shkruar teorinë e tij matematikore. Tregojnë se në vitin 1860, prusiani Otto von Bismark, (para se të bëhej kancelar) doli në duel me një politikan të opozitës, por kur erdhi radha për të zgjedhur armët, kundërshtari i tij zgjodhi suxhukë dhe propozoi të bënin garë se kush do të hante më shumë. Thuhet se Bismarku qeshi dhe u tërhoq.