1879 – Presidenti amerikan Rutherford Hayes nënshkroi një ligj që lejon avokatët femra

1879 – Presidenti amerikan Rutherford Hayes nënshkroi një ligj që lejon avokatët femra të argumentojnë çështje para Gjykatës së Lartë. Shumë pak është folur për këtë president, madje disa as që kanë dëgjuar. Rutherford Hayes ishte republikan. Gjatë Luftës Civile arriti gradën e gjeneralit; pas luftës shërbeu si kongresmen për dy mandate, ku edhe krijoi reputacionin e politikanit të ndershëm. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1868, Rutherford humbi votat popullore, por fitoi ato të Kolegjit Elektoral (185-184). Si presidenti Hays ndoqi një politikë pajtuese ndaj shteteve të jugut. Ai shërbeu vetëm një mandat – nuk dëshironte të ri-kandidonte – pjesën tjetër të jetës e kaloi duke u marrë me çështje humanitare – vdiq më 17 janar 1893, 71 vjeç.