1864 – Zjarri në Rotterdam të Holandës dëmton rëndë Muzeun Boijmans

1864 – Zjarri në Rotterdam të Holandës dëmton rëndë Muzeun Boijmans, duke shkatërruar pjesën më të madhe të koleksionit fillestar. Muzeu ishte hapur në vitin 1847 me një koleksion dhuruar nga Frans Boymans. Në vitin 1958, muzeut iu shtua edhe koleksioni i biznesmenit Daniel van Beuningen, dhe sot mban emrin Muzeu Boijmans – van Beuningen. Mes artistëve më të njohur me vepra pjesë të koleksionit të përhershëm të muzeut janë Bosch, Rembrandt, Claude Monet, van Gogh, Cézanne, Monet, Magritte, Munch etj.