1966 – Moskë – përfundon gjyqi ndaj shkrimtarëve Andrei Sinyavsky dhe Yuli Daniel

1966 – Moskë – përfundon gjyqi ndaj shkrimtarëve Andrei Sinyavsky dhe Yuli Daniel. Ky ishte gjyqi i parë ku shkrimtarët dënoheshin në mënyrë të hapur vetëm për krijimet e veta letrare në Bashkimin Sovjetik. Gjyqi shënoi fundin e periudhës së liberalizmit të filluar nga Krushovi pas vdekjes së Stalinit më 1953, dhe i hapi rrugën lëvizjes disidente moderne në BRSS.