1009 – Emri i Lituanisë ndeshet për herë të parë në një dokument

1009 – Emri i Lituanisë ndeshet për herë të parë në një dokument i gjetur në analet e manastirit të Quedlinburg (Gjermani). Ky manastir është i njohur për analet, shkrimi i të cilëve filloi më 1008 dhe përfundoi në 1030. Mendohet se analet e Quedlinburgut janë shkruar nga dora e një personi të vetëm, që ishte femër. Analet kanë të bëjnë kryesisht me historisë e Perandorisë Romake. Manastiri në Quedlinburg u themelua në vitin 936, dhe ka qenë një nga 40 manastiret e perandorisë romake me të drejtën e vetë-qeverisje.