1888 – Ne Sanremo, Itali vdiq anglezi Edward Lear artist, ilustrues, autor, poet

1888 – Ne Sanremo, Itali vdiq anglezi Edward Lear artist, ilustrues, autor, poet, piktor i punësuar për të udhëtuar e vizatuar zogj e kafshë, peisazhe, njerëz e veshje, shtëpi, kështjella në rajonin e Mesdheut; si fushë veprimi Lear zgjodhi Shqipërinë e Greqinë, dhe të gjitha i përfshiu në librat e tij. Lear ishte i njohur si autor me pseudonimin më të gjatë; Prizzikalo Kattefello Ablegorabalus Ableborinto (akush nuk mund të thotë se nga u nis Edward për krijimin e shprehjeve të tilla që tingëllojnë paksa ballkanikë. Edward Lear lindi në një fshat afër Londrës në vitin 1812, i 20-i mes 21 vëllezërve e motrave. Endërra e ti ishte ilustrumi i një libri me poezi nga “poeti laureat i Anglisë dhe Irlandës”, Alfred Tennyson. Gjatë viteve të fundit të jetës, Lear u vendos në një fshat afër Sanremos, Itali, ku edhe vdiq më 1888. Në pllakën e varrit të tij janë gdhendur disa vargje rreth malit Tomor, që Alfred Tennyson i shkroi kur lexoi librin e Learit Mbi udhëtimet në Greqi e Shqipëri.
To E.L. (Edward Lear)
“Tomohrit, Athos, all things fair.
With such a pencil, such a pen.
You shadow forth to distant men,
I read and felt that I was there”. (Tennyson)
***
(shqipërim)
Për E.L. (Edward Lear)
“Tomor, Athos, gjithçka bukur
Me një laps e me një penë
Pranë njerëzve nga larg i solle,
I lexova dhe ndjeva se atje isha.”