1595 – Romeo dhe Juliet, në skenë për herë të parë në Londër

1595 – Romeo dhe Juliet e William Shekspirit u vu në skenë për herë të parë në Londër (të paktën kështu është pranuar). Krahas Hamletit, Romeo e Juliet është pjesa më e shfaqur e Shekspirit dhe jashtëzakonisht popullore që kur ai ishte gjallë. Romeo e Juliet është gjithashtu një nga dramat e para shekspiriane e shfaqur jashtë Anglisë; një version i shkurtër dhe i thjeshtuar i saj u shfaq në vitin 1604 në Bavari, Gjermani.