2006 – Rezoluta e Këshillit të Evropës për dënimin e krimeve të komunizmit

25 janar 2006
Më 25 janar 2006 Asambleja parlamentare e KE-se votoi Rezolutën nr. 1481 “Mbi nevojën për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”. Delegacioni shqiptar votoi pro saj. Në tetor 2006 kjo rezolutë u miratua edhe nga Parlamenti shqiptar. Rezoluta e parë e KE ishte bërë qysh në vitin 1996 për masat që duheshin marrë për çrrënjosjen e trashëgimisë së sistemit totalitar komunist. Siç u theksua edhe në këto rezoluta, krimet e komunizmit në vendet ish-komuniste, veçanërisht në Shqipërinë komuniste staliniste, nuk ishin dënuar e ndëshkuar , siç u dënuan krimet e nazifashizmit në Europë. Në vitin 2010 u themelua nga Parlamenti “Instituti i studimit të krimeve dhe pasojave të komunizmit”