1920 – Vdiq në Paris piktori dhe skulptori Italian Amadeo Modigliani, 35 vjeç

1920 – Vdiq në Paris piktori dhe skulptori Italian Amadeo Modigliani, 35 vjeç. Natën tjetër, modelja dhe e dashura e tij, Jeanne Hebuterne, 9-muajshe shtatëzëne, vret veten duke u hedhur nga kati i pestë. Modigliani është i njohur për portrete në një stil modern që karakterizohet me zgjatjen e fytyrave. Biografët thonë se nëna e tij ishte, në shumë mënyra, ndikuese e fortë në aftësinë e Modiglianit për të ndjekur artin si profesion. Që kur Modigliani ishte 11 vjeç, nëna e tij shkruante në ditarin e saj: “Karakteri i fëmijës është ende i paformuar, nuk di ç’të them. Ai sillet si fëmijë i llastuar, por inteligjenca nuk i mungon. Do presim të shohim se çfarë fshihet brenda tij. Ndoshta një artist?” Filmi Modigliani (2004) tregon rivalitetin e hidhur midis Modiglianit (Andy Garcia) dhe Pablo Pikasos (Omid Djalili), si dhe dashurinë tragjike me Jeanne Hebuterne (Elsa Zylberstein).