41 – Perandori romak Caligula…

41 – Perandori romak Caligula, i njohur për sjellje tekanjoze dhe despotizëm mizor, vritet nga Garda e tij Pretoriane, e cila shpalli xhaxhain e tij, Claudius, si Perandor. Kaligula ishte i treti perandor i Romës, dhe i pari i vrarë nga vetë romakët. Për mizori ai ia kalon edhe nipit të tij famëkeq, Neron. Në një rast Kaligula vrau truprojen e tij, vetëm se ky kishte guxuar të ngulte vështrimin në kokën e tij. Kaligulës kishin filluar t’i rralloheshin flokët. Edhe pse i njohur për trajtimin e ashpër të njerëzve, Kaligula tregonte dhembshuri të jashtëzakonshme për kafshët e tij shtëpijake. Kalit Incitatus ai i kishte ndërtuar një grazhd prej mermeri e fildishti. Si shprehje e pushtetit të tij absolut, Caligula kishte planifikuar për ta emëruar kalin në postin e konsullit të lartë, por u vra para se të mund ta bënte këtë. Pas një natë negociatash, Klaudius pranohet si perandor nga Senati; dhe si shkëmbim, ai shpall amnisti për gati të gjithë ata që kishin marrë pjesë në vrasjen e xhaxhait të tij.