1862 – Bukureshti shpallet kryeqyteti i Rumanisë

1862 – Bukureshti shpallet kryeqyteti i Rumanisë. Emri Bukureşht ka një prejardhje të pa qartë; Tradita e lidh themelimin e Bukureshtit me emrin “Bukur” i cili sipas legjendave të ndryshme ishte ose një princ, bandit, peshkatar, bari, apo gjahtar. Por në të gjitha rastet ai përshkruhet si mbresëlënës, përshtypës, i pashëm. Në rumanisht Bukuresht do të thotë ‘gëzim’ “lumturi” dhe besohet të jetë me prejardhje dake. Por ka edhe etimologji të tjera nga dijetarë të hershëm, duke përfshirë një nga udhëtari osman, Çelebi (1781), i cili thotë se Bukureshti u emërua për nder të Abu – Karis nga fisi Beni – Kuresh. Ndërsa në një libër të shekullit të 19, botuar në Vjenë, thuhet se emri Bukuresht rrjedh nga “Bukovie”, pyll ahu që ndodhej aty para ndërtimit të qytetit. Për here të parë emri Bukuresht është përmendur në dokumente në vitin 1459.