638 – Fillon kalendari Islamik ose Kalendari Mysliman apo Kalendari Hixhri

638 – Fillon kalendari Islamik ose Kalendari Mysliman apo Kalendari Hixhri – kalendar hënor i përbërë nga 12 muaj në vit me 354 ose 355 ditë. Kalendari Mysliman është përdorur për ngjarje dhe data në shumë vende myslimane (njëkohësisht me kalendarin gregorian), dhe përdoret nga muslimanët kudo për të përcaktuar ditët e duhura për të vëzhguar festat si Ramazani, për të marrë pjesë në Haxhillëk, dhe për festat e tjera islame. Viti i parë i këtij kalendari filloi të numërohet më 622 të kalendarit Gregorian, viti kur Profetit Muhamed shkoi nga Meka në Medinë, ngjarje e njohur si Hixhret; 2014 është viti 1435 AH (latinisht Anno Hegirae – Viti i Hixhreti).