3102 pes – Filloi epoka Kali Yuga – sipas hinduizmit

3102 pes – Filloi epoka Kali Yuga – sipas hinduizmit – kjo është epoka e veseve, kur qytetërimi degjeneron shpirtërisht. Sipas shkrimit të shenjtë indian, bota kalon në katër etapa; Satya Yuga, Dvapara Yuga, Treta Yuga, dhe e fundit, Kali Yuga, e cila shoqerohet me zvetënimin e moralit dhe fundin e botës. Morali në hinduizëm shpesh përfaqësohet simbolikisht me Dharman ose Demin. Në epokën e parë të zhvillimit, Demi ka katër këmbë, por duke kaluar në 4 faza, morali dobësohet a ulet dhe në fazën Kali Yuga, morali reduktohet në një të katërtën, demi mbetet me një këmbë dhe bota nuk mund të qëndrojë. Epoka Kali Yuga zgjat 432-mijë vjet dhe nëse ajo filloi 5 mijë vjet më pare, botës në të cilën jetojmë i kanë mbetur edhe rreth 380-mijë vjet të tjera, sipas hinduizmit.