1950 – Në Londër vdiq Eric Arthur Blair – ose, George Orwell

1950 – Në Londër vdiq Eric Arthur Blair – emri i tij i penës, George Orwell – romancier dhe eseist, lindur në Bengal, Indi më 1905; shkolluar në Angli; shërbeu 7 vjet në Birmani për Policinë Mbretërore indiane; u kthye në Evropë dhe në vitin 1933 botoi librin e tij të parë, “Down and Out in Paris and London”, përshkrim autobiografik i viteve të varfërisë së vetë-detyruar. Më 1936 shkon në Luften e Spanjës për të shpëtuar republikën, por plagoset rëndë dhe kthehet në Londër. Orwell shkroi dhjetra ese politike. Prirjet e tij, thuhet se ishin të majta. Por ai ishte kritik i mprehtë i imperializmit, fashizmit, kapitalizmit, dhe stalinizmit, të cilat i shihte, pa dallim, si forma të shtypjes politike. Veprat e tij shprehin shqetësim për kushtet sociale=politike të kohës, sidomos për liritë njerëzore. Libri “Animal Farm” (1946) është legjendë satirike mbi dështimin e stilit sovjetik të komunizmit, ku “Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat”; Por edhe libri “Nineteen Eighty – Four “ (1949) është një roman profetik që përshkruan dystofinë (e kundërta e utopisë), ku njerëzit shohin vetëm ëndërra të këqia, dhe de-humanizmin e njerëzve në një shtet të fuqishëm kapitalist totalisht të automatizuar, ku “Vëllai i madh po ju shikon”.