1924 – Në Moskë, vdiq Vladimir Ilyich Lenin

1924 – Në Moskë, vdiq Vladimir Ilyich Lenin – Ai u bë revolucionar kur vëllai i tij, Aleksandër Ulyanov, u ekzekutua (1887) për pjesëmarrje në një komplot kundër car Alexandrit. Lenini studioi për ligj, por e ndërpreu shkollën kur u dëbua nga Rusia – Ai praktikoi ligj për pak kohë, por shpejt hoqi dorë, duke e përqëndruar vemendjen në studimin e veprave të Karl Marksit dhe në propagandën mes punëtorëve. Lenini u internua në Siberi në vitin 1895 dhe pas mbarimit të dënimit më 1900 u dëbua nga Rusia dhe u kthye vetëm kur qeveria ishte e zënë me Luftën e parë Botërore, dhe ai pati mundësiL për t’u mare me revolucion. Pas fitores së revolucionit të tetorit 1918, Lenini u bë kryetar i Këshillit të komisarëve të Popullit (të gjitha postet e rëndësishme i mori për vete). Trocki dhe Stalini ishin bashkëpuntorët e tij më të afërt, por asnjërit nuk i besonte. Bolshevikët (që u bënë më pas Parti Komuniste) shpallën se Revolucioni i Tetorit kishte vendosur diktaturën proletare. Aktet e para të qeverisë së re ishin heqja e pronësisë private të tokës dhe shpërndja e saj mes fshatarëve. Bankat u shtetëzuan, kontrolli punëtor u vendos mbi prodhimin e fabrikave. Ateizmi zëvendësoi zyrtarisht doktrinën e fesë. Opozita u shtyp me dhunë nga ÇEKA (policia politike nën Xherzhinskyn). Brenda 4 viteve, 1918 – 1922, Lenini kishte eliminuar të gjithë kundërshtimin e organizuar dhe u kishte mbyllur gojën, me frikë a dhunë, fraksioneve armiqësore brenda partisë. Në fakt, Lenini kishte vendosur jo një diktaturë proletare, por diktaturë të Partisë Komuniste, e cila zotëroi hierarkinë sovjetike në të gjitha nivelet. Më 1922, Lenini pësoi një goditje në tru, dhe humbi aftësinë për të folur. Në një testament që kritikon Stalinin, shkruar në prag të vdekjes, Lenini rekomandoi heqjen e Stalinit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të partisë. Por, pas vdekjes së Leninit – me fuqitë e shumta që Stalini kishte akumuluar – ky testament u mbajt i fshehur, dhe Stalini doli fitues në garën për postin e Leninit.