1525 – Në Zvicër, themelohet Lëvizja Anabaptiste

1525 – Në Zvicër, themelohet Lëvizja Anabaptiste, kur mbi 10 persona shkelën traditën mijë – vjeçare të pagëzimit, duke u pagëzuar përsëdyti. Disa e konsiderojnë lëvizjen Anabaptiste si protestante, të tjerë thonë se është lëvizje mëvete. Sektet fetare Amish dhe Mennonite janë pasardhës të drejtpërdrejtë të anabaptistëve zviceranë. Shprehja “Anabaptist” do të thotë “ri- pagëzim”. Themeluesit e kësaj doktrine besonin se pagëzimi i njeriut kur është foshnje, bëhet pa vetëdijen e tij, dhe se njerëzit duhet të pagëzohen përsëri kur arrijnë moshën e pjekurisë dhe ta kryejnë këtë rit me vetëdije a dëshirën e tyre.