1983 – Klaus Barbie, shefi i policisë sekrete naziste, SS…

1983 – Klaus Barbie, shefi i policisë sekrete naziste, SS, në Lyon – Francë, u arrestua në Bolivi. Ai njihej si “Kasapi i Lionit ” për torturimin personalisht të të burgosurve të Gestapos në Lion. Pas luftës, shërbimet e kundërzbulimit amerikan e përdorën atë kundër lëvizjeve marksiste në Amerikën e Jugut. Shërbimi informativ gjermano -perëndimor e rekrutoi Klausin për të ndihmuar CIA-n në kapjen e revolucionarit argjentinas Che Guevara në vitin 1967. Pastaj Klaus Barbie shkoi në Bolivi ku mendohet si orkestroi grusht-shtetin që solli në pushtet diktatorin Luis García Meza Tejada në vitin 1980. Pas rënies së diktaturës, Barbie humbi mbrojtjen e qeverisë boliviane dhe në vitin 1983 u ekstradua në Francë, ku u dënua për krime luftës dhe vdiq në burg.