350 – Generallus Magnentius vret perandorin romak bizantin, Constans

350 – Generallus Magnentius vret perandorin romak bizantin, Constans (më i riu mes 4 djemve të Kostandinit të madh ) dhe shpall veten perandor; rebelimi u shkaktua nga zemërimi mbi preferencat e Konstansit për të mbajtur truproje ilire. Kur dëgjoi për vrasjen, vëllai i Konstansit, Kostandini ndërpret fushatën e tij ne Siri, kthehet në Kostandinopojë dhe përmbys Magnentius nga froni më 353. Pas humbjes, Magnetius kryen vetëvrasje, sipas nderit ushtarak, duke rënë mbi shpatën e tij. Pas shtypjes së rebelimit, Konstandini ndërmorri një hetim të gjërë për të gjetur përkrahësit e Generallus Magnetius, si dhe shkaqet e vërteta të ngritjes krye. Historianët thonë se shkaku i rebelimit duket se i kishte rrënjët më të thella sesa dukeshin, çka lë të kuptohet për rivalitet të ashpër mes njerëzve të fuqishëm po me prejardhje të ndryshme etnike brenda perandorisë; Magnentius ishte me prejardhje, i ati briton dhe e ëma, franke. Dihet se Dinastia e Kostandineve ishte me prejardhje Ilire.