1917 – SHBA blen nga Danimarka ishujt Virgin për 25 milionë dollarë

1945 – Fillon evakuimi i Kampit të përqendrimit në Auschwitz.
1945 – Çlirimi i Varshavës nga trupat sovjetike (fundi i pushtimit nazist).
1945 – Diplomati suedez Raoul Wallenberg, shpëtuesi i dhjetëra mijëra hebrenjve nga nazistët, arrestohet nga policia e fshehtë në Hungarinë e kontrolluar nga trupat sovjetike.
1946 – Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mban mbledhjen e tij të parë.
1950 – 11 persona vjedhin 1.2 milionë dollarë kartmonedha dhe 1.5 milionë dollarë në letra me vlerë nga zyrat e kompanisë së makinave të blinduara Brinks në Boston, Masaçusets.
1951 – Kina nuk pranon armëpushimin në Kore .
1961 – Presidenti Dwight D. Eisenhower mban një fjalim televiziv lamtumire drejtuar vendit tri ditë para largimit nga detyra; ai paralajmëron kundër kompleksit ushtarako – industrial të pushtetit.
1973 – Kushtetuta e re e Filipineve emëron Markos president për jetën.
1984 – Gjykatës e Lartë amerikane miraton (5-4) vendimin se përdorimi personal i VCR-t në shtëpi për regjistrimin e programeve televizive në kasetë me qëlllim për t’i shikuar më vonë nuk shkel ligjet federale mbi të drejtën e autorit.
1987 – Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan urdhër sekret për të lejuar shitjen e fshehtë të armëve në Iran.
1996 -Republika Çeke paraqet kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Evropian .
1998 – Për here të parë në historinë amerikane: Një femër (Paula Jones) akuzon një president (Bill Klinton) për ngacmime seksuale.
Mendim i ditës