

Më 14 janar 1822, lindi Jani Vreto, atdhetar dhe mendimtar i Rilindjes Kombëtare. Ai studioi në shkollën “Zosimea” të Janinës. Në vitin 1854 ai u shpërngul në Stamboll, ku u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të nacionalitetit shqiptar. Së bashku me Ismail Qemalin, Hoxhen Tasin, Kostandin Kristoforidhin dhe Pashko Vasën, formuluan dhe miratuan alfabetin shqiptar të Stambollit. Jani Vreto shkroi një seri artikujsh si “Ndjesë”, “Për të vërtetën dhe për shkrimin e së vërtetës” etj. Ai ka dhënë mendime dhe ka punuar për moralin, fenë, jetën shoqërore, për gjuhën shqipe, për hapjen e shkollave në gjuhën amtare, për përhapjen e kulturës dhe njohurive në mesin e shqiptarëve.
more recommended stories
loading...
Kenedi, presidenti i mençur
Më 3 tetor 1949, vdiq i madhi Mithat Frashëri, shkrimtari, gazetari, politikani, diplomati dhe babai i Nacionalizmit Shqiptar
Më 30 Shtator të vitit 1876, u lind atdhetari i njohur shqiptar, Spiridon Ilo
Më 27 shtator 1944 ndërroi jetë Petro Poga, veprimtari dhe atdhetari shqiptar