1962 – Zbulohet Papirusi i Dervenit, dorëshkrimi më i vjetër i mbijetuar në Evropë. Papirusi u gjet në një varr pesë kilometra në veriperëndim të Selanikut. Varri ishte pjesë e një varreze të pasur të qyteti të lashtë “Lete”. Papirusi daton rreth vitit 340 pes, gjatë mbretërimit të Filipit II të Maqedonisë. Teksti i shkruar në dialektet dorik dhe atik, që fliteshin perkatesisht ne Peloponez dhe Athinë, u botua i interpretuar në vitin 2006 nga shkencëtarë amerikanë e britanikë; sipas tyre, Papirusi i Dervenit është tepër i rëndësishëm për të kuptuar zhvillimet fetare dhe filozofike të kohës së Sokratit. Papirusi mori emrin e fshatit ku u gjet, Derven, dhe ruhet në Muzeun Arkeologjik të Selanikut.
more recommended stories
loading...
Kenedi, presidenti i mençur
Më 3 tetor 1949, vdiq i madhi Mithat Frashëri, shkrimtari, gazetari, politikani, diplomati dhe babai i Nacionalizmit Shqiptar
Më 30 Shtator të vitit 1876, u lind atdhetari i njohur shqiptar, Spiridon Ilo
Më 27 shtator 1944 ndërroi jetë Petro Poga, veprimtari dhe atdhetari shqiptar