532 – Shpërthen revolta në Konstandinopojë, trazira më e dhunshme në historinë e kryeqytetit të Perandorisë Bizantine; gati gjysma e qytetit u dogj a shkatërrua dhe dhjetëra mijëra njerëz u vranë; gjithe kjo ishte pasojë e zemërimit të tifozëve të garave sportive me karroca (trazira të ngjashme me ato të huliganizmit të tifozëve të futbollit në kohët moderne). Në atë periudhë, perandori Justinian ndodhej mes negociatave për paqe me persianët, dhe tani atij i duhej të përballej me një krizë të brendshme, krijuar nga tifozë. Më 13 janar, turmat vërshuan në hipodrom për të ndjekur garën me karroca, sporti më popullor në atë kohë. Perandori dhe oborrtarët kishin zënë vend në tribunë. Ndërkohë, njerëz nga turma filluan të lëshonin fyerje ndaj Justinianit, dhe më pas vërshuan drejt tribunës; rojet perandorake u përgjigjën; zemërimi u shtua; trazirat u përhapën në mbare qytetin; trupat e udhëhequra nga gjeneral Belisarius, kundër-vepruan; si përfundim, rreth 30 mijë protestuesi u vranë. Pas kësaj, Justiniani rindërtoi Kostandinopojën dhe kadedralen Hagia Sofia thuajse të shkatërruar plotësisht. Kjo, gjithashtu, i dha atij dorë të lirë për të vendosur sundim të hekurt, dhe për të ndjekur ëndrrën e tij për një Perandori Romake të bashkuar.
more recommended stories
loading...
Kenedi, presidenti i mençur
Më 3 tetor 1949, vdiq i madhi Mithat Frashëri, shkrimtari, gazetari, politikani, diplomati dhe babai i Nacionalizmit Shqiptar
Më 30 Shtator të vitit 1876, u lind atdhetari i njohur shqiptar, Spiridon Ilo
Më 27 shtator 1944 ndërroi jetë Petro Poga, veprimtari dhe atdhetari shqiptar